Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Plator Nesturi tha se gjithë diskursi i Kurtit në fillim ishte në sensin e një luftë kundër korrupsionit, por gjë e cila nuk u shoqërua me projekte apo një mënyrë të re të ngritjes ekonomike.
Gjithashtu nënvizoi se në anën tjetër ‘duket ka funksionuar një lloj binomi në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke thënë se ishte Osmani ajo që kërkonte të zbuste agravimet e mundshme dhe prishja e këtij binomi shton ai sjell një situatë të re.
Nga ana e tij, Enver Hoxhaj tha se ‘divorci politik’ mes Osmanit dhe Kurtit nuk sjell sipas tij ndryshime në skenën politike.Gjithashtu nënvizoi se qëndrimet e Vjosa e Osmanit, pas këtij ‘divorci politik’ kanë qenë të dëmshme, dhe se nuk kanë qëndruar për një platformë të përbashkët.
Pjesë nga intervista;
Plator Nesturi: Gjithë diskursi i Kurti në fillim ishte në sensin e një lufte kundër korrupsionit dhe këtë e ka mbajtur gjallë me etapa herë pas here po e gjitha kjo nuk është se u shoqërua me projekte apo me punë publike, apo si operohet për rritjen ekonomike të vendit. Çështja që unë nuk po ndërtoj se nuk dua të korruptohen nuk i shërben vendit. Më duket se ka funksionuar një lloj binomi në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, në idenë ‘polic i mirë, polic i keq’, ku Kurti bënte rebelin dhe znj. Osmani kërkonte të zbuste situatën. Prishja e këtij binomi sjell një situatë të re. Kemi imazhe identitete të ndryshme që janë aktive, pavarësisht peshave të ndryshme, por nga ana tjetër ka një betejë që është aktive. Ajo çfarë pyes, në kushtet e reja si është ndikimi pas prishjes së këtij binomi?
Enver Hoxhaj: Nuk mendoj se pas këtij divorci politik mes Osmanit dhe Kurtit, mund të ketë ndonjë ndryshim të skenës politike për shkak se këta nuk janë bashkë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë kohë është e njëjta, Osmani ka pretenduar se është imazh i ri i Kosovës jashtë, por në fakt nuk ka përfaqësuar asgjë jashtë. Vetëm fakti si mori pjesë në Bordin e Paqes, pa kaluar në kuvendin e Kosovës. Politika e jashtme fillon brenda, dhe nëse nuk arrin të bindësh qeverinë për një temë të caktuar nuk ke politikë të jashtme. Qëndrimet e saj publik pas divorcit politik me Kurtin, tregon se ky binom ka qenë vetëm një fasadë e rrejshme të asaj c’ka ka ndodhur. Ndaj e shoh kyçe se sa do të arrijë opozita të kthejë veten në alternativë. Që t’u themi njerëzve se në këto 7 vite e panë kapjen e shtetit. Në bindjen time ne duhet të kthejmë shpresën të qytetarët e Kosovës. Ndërkombëtarët nuk kanë pritje as nga Kurti e as nga Osmani. Politika nuk është vetëm për foto, politika është të marrësh përgjegjësi. Jam i mendimit që kurdo që të mbahen zgjedhjet qytetarët e Kosovës do kenë kohë të reflektojnë. Kanë boll arsye pse të mos e votojnë Kurtin, nuk shoh ndonjë dallim mes tij dhe Osmanit. Janë pjesë e një kulture politike, ka qenë një lidership gjoja me imazh të ri, por që në thelb i solli dëme Kosovës. Dhe prej rezultateve të vetme në politikën e jashtme rajonale ka qenë armiqësia me Shqipërinë.
