Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të lidhura me Forcat Ajrore.

Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.

Po ashtu kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.



Skip to toolbar