Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

BOTA


Garda Revolucionare Islamike në Iran ka pranuar zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsiri, komandantit detar të IRGC-së, katër ditë pasi Israel deklaroi se e kishte eliminuar atë.

Në një deklaratë të publikuar nga Tasnim News Agency, e lidhur me IRGC-në, thuhet se Tangsiri po “organizonte forca dhe po forconte mburojën mbrojtëse të ishujve dhe brigjeve” dhe se ai vdiq “për shkak të plagëve të marra”.

Deklarata thekson se forcat e Marinës së IRGC-së, pavarësisht “mungesës” së komandantit në ditët e fundit, kanë kryer “sulme shkatërruese” dhe kanë vazhduar kontrollin vendimtar mbi Ngushticën e Hormuzit. IRGC-ja u zotua gjithashtu se “nuk do të ndalet derisa armiku të shkatërrohet plotësisht”.

Alireza Tangsiri konsiderohej një nga komandantët më të lartë të IRGC-së dhe kishte rol kyç në mbikëqyrjen e kalimit të anijeve përmes Ngushticës së Jormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.



Skip to toolbar