Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Ibsen Elezi ka bërë një panoramë të situatë politike brenda Partisë Demokratike.
Gjatë intervistës, Elezi akuzoi Berishën se po shkel statutin. Ai nënvizon se partia i shërben vetëm kreut të PD, sepse siç nënvizon Elezi, Berisha nuk respekton asnjë rregull.
“Pavarësisht shumë njerëz janë skeptikë, Berisha që nga 11 dhjetori nuk po bënte gjë tjetër, por vazhdoi rrugën e lulushit. Një model belulësh ky. Duke drejtuar një institucion pas pasur të drejtë nga Kuvendit Kombëtar tregon që nuk pyet për rregulla. Pra janë një model autokracie që rregullat i bëjnë vetë. Shumë nga këto persona që ankohen, për rregulla. Pra bëhesh i pabesueshëm sepse kur duan i respektojnë rregullat e statutit dhe kur nuk duan i shkelin.
Një skandal i madh ka qenë Kuvendi i prillit i 2022, nuk doli kurrë lista sa vota mori gjithsecili. Këto kanë bërë skandale shumë më të mëdha, përjashtimin e një pjesë e bëjnë për shkak se duan të ruajnë vetëm ato që duan sepse duan një parti totalisht në kontroll të vetin.
Zoti Berisha nuk ka frikë nga përballja se humb me Salianji apo Alesia Balliun, por do përballet me një situatë ndryshe, kurse këta do përballen me një situatë që do verifikohen personat që do marrin pjesë, por kanë disavantazh që nuk do keni dot kontroll te komisioni brenda PD. Këto procese që këto bëjnë nuk janë lidhje fare me demokracinë”, tha mes të tjerash ai.
