Negociatat, arsimi mbyllet i pari/ Kumbaro: Po përafrojmë shpejt ligjet me BE

Më të fundit


Në kuadër të rrugës së Shqipërisë  drejt Bashkimit Europian  kapitujt  që I dedikohen arsimit dhe kërkimit shkencor sipas ministres së Asimit Mirela Kumbaro janë ndër të parët që do të përmbyllen.

“Dua ta nis nga ky i dyti, pra kapitulli 26 – ku pothuajse kemi përmbushur të gjitha piketat. Është krijuar tashmë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar. Kemi miratuar në Qeveri ligjin për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, dhe me miratimin e ligjit edhe në Parlament, plotësojmë 100% piketat përmbyllëse në raport me procesin e integrimit.” tha Kumbaro.

Agjencia Kombetare e Shërbimeve Arsimore, institucioni që do të administrojë testimet, ministrja tha se do të ngrihet me ekspertizë të Universitetit të Kembrixhit.  Ndërkohë gradualisht  do të rritet  buxheti  për kërkimin shkencor.

“Paketa e akteve nënligjore është mbyllur, i cili ka kaluar në 0,3% të PBB dhe na kërkohet që në vitin 2030 të shkojë në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.”- tha ajo.

Paralelisht po ecet dhe me  projektin e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj  franceze,  hapjen e liceut francez në Korçë.

Pas përgatitjes së kurrikulave  në Këshillin Kombëtar të  Territorit është miratuar  projekti I  kampusit.

“Do të ndërtohet brenda territorit ku ndodhet godina historike e Liceut Francez, e cila do të vihet edhe ajo në dispozicion të shkollës ku do t’i shtohen edhe dy ndërtesa të reja”, vijoi Kumbaro.

Drejt fundit sipas ministres së Arsimit   është dhe përditësimi I kurrikulave  për klasat  e para, të gjashta dhe të dhjeta.  Një pjesë e  lëndëve  do të përmiresohen ndërsa tekstet e gjuhës dhe qytetarisë  do të jenë krejtësisht të reja.



Skip to toolbar