Alarmi i ambasadës së SHBA për sulme nga Irani/ Antiterrori rrit gatishmërinë në institucionet diplomatike

AKTUALITET


Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë. Antiterroi ka intensifikuar planin e masave, kjo vjen një ditë pas  paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.

Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se Shqipëria mund të jetë objektiv i sulmeve të grupeve të lidhura me Iranin.

Ambasada u kërkoi qytetarëve amerikanë që të shtojnë vigjilencën, pasi kërcënimet e mundshme mund të shënjestrojnë anëtarë të opozitës iraniane që ndodhen në territorin shqiptar, si dhe vende të tjera të frekuentuara nga publiku.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, – thuhej në postimin e ambasadës.



Skip to toolbar