“Po krijohet një sistem me kritere të qarta”/ Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama takim me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë: E kemi bërë si temë diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS edhe legalizimet dhe kadastra ishin në fokus kësaj radhe. Kemi diskutuar për legalizimet sepse shqetësimin se legalizimet janë një proces shumë i vështirë. Është akoma një numër prej 70 mijë që duhen bërë.

Një pjesë për ne është e pamundur për ne, për shkak të ligjit aktual. Një pjesë tjetër duhet bërë. Më e drejta është koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që prej 2010, kurse dikush tjetër që e ka bërë legalizimin në 2018 ta marrë më parë. Nuk mund të vazhdohet me blloqe.

Ajo që kemi kërkuar dhe që do të bëhet, është që do të bëhet një sistem me kritere të qarta dhe me vite, por ama nuk do jetë e mundur që të bëhet kapërcime në sistem. Kjo do të krijojë pak më shumë qartësi për njerëzit. Ne do të krijojmë pak më shumë kapacitet duke përdorur edhe njësitë bashkiake. Puna vazhdon dhe legalizime bëhen përditë.

Ne jemi duke digjitalizuar të gjitha hartat. Problemi është që Kadastra e ka informacionin nëpër harta, deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Deri në vitin 2027 do i kemi të gjitha të digjitalizuar.



Skip to toolbar