Për një natë të vetme, Shqipëria pushtoi në një arenat më ikonike të NBA, si ajo e “United Center” në Chicago, shtëpia e Bullsave të famshëm që dikur dominonin basketbollin amerikan me Michael Jordan, Scotty Pippen, apo Denis Rodman.
Flamujt kuqezi, veshjet tradicionale, këndët dhe vallet e Ansambli të komuniteti shqiptar në Illinois krijuan një atmosferë elektrizuese në natën e trashëgimisë shqiptare përpara ndeshjes së NBA mes Chicago Bulls dhe Indiana Peacers.
Shumë shqëiptarë ishin në triubuanat “United Center”, ndërsa bashkë me ta 21 mijë të pranishmit shijuan spektaklin dhe një pjesë të kulturës popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Me ftesë të Chicago Bulls, Ansambli të komuniteti shqiptar në Illinois shpalosi pak Shqipëri në një prej ngjarjeve sportive më të rëndësishme dhe të ndjekura në SHBA, por edhe gjithë botën, ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës edhe në rrjetet sociale.
