Në përfundim të takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët janë zbardhur edhe kërkesat e kryeministrit.
ABC News mëson se kryeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve që të angazhohen në turin për Shqipërinë, të takohen me qytetarët dhe të diskutojnë për çdo shqetësim.
Po ashtu një porosi e ka edhe për emrat që kanë mbylljen e mandatit dhe nuk kandidojnë që të mos e neglizhojnë rëndësinë e procesit, por të angazhohen edhe më shumë.
Gjithashtu më herët u mësua se kryeministri, në këtë takim, vendosi në fokus të veçantë edhe “Paketën e Maleve”, një iniciativë e qeverisë, e cila synon që t’i japë një hov zhvillimi zonave të vendit.
Gjithashtu Rama kërkoi angazhimi të shtuar në menaxhimin e mbetjeve, sidomos në zonat turistike.
Ndërkohë një pikë tjetër, e cila u la si detyrë nga kryeministri Rama ishte ngritja e emergjencave civile në nivel vendor.
