Gazetari: Berisha i ka dërguar indirekt mesazh kërcënues Salianjit! PD është pronë e doktorit!

Më të fundit


Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në ABC News, u shpreh se Berisha nuk njeh gjuhë tjetër përveç, linçimit, sulmeve dhe krimit ndaj kundërshtarëve. Ai theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka treguar se nuk di të bëjë politikë, por vetëm dhunë.

Sa i përket situatës së Ervin Salianjit, gazetari nënvizoi se e ka paralajmëruar të tërhiqet. Gjithashtu nënvizoi se ka dërguar indirekt mesazh kërcënues për jetën.

“Berisha nuk e ka për gjë edhe t’i vriste njerëzit. Salianji të jetë i lumtur që Berisha po tregohet shumë minimalist me këtë rrugë që po ndjek. Gjithmonë Berisha çon mesazhe të kuptueshme. Edhe Salianji i ka çuar edhe një mesazh të drejtpërdrejt hiqu nga rruga ike dhe vazhdo dhe do shpëtosh. Berisha i ka dhënë mesazhin nëse do ngatërrohesh më tej do ndodhi ajo që ka ndodhur më të tjerët në situata të tilla”, tha ai.

Mahmutaj u ndal edhe te reagimin i ambasadës gjermane e cila dënoi dhunën e përdorur në protestën e opozitës të mbajtur të dielën.

“PD sa të jetë Berisha do të jetë pronë e tij, nuk e lëshon ai. Edhe kur Berisha të largohet nga kjo botë, atëherë PD do ta tërheqë zvarrë. PD lindi nga Ramiz Alia që e futi Berishën si kopil aty dhe në fund do ta marrë me vete deri në atë botë…”, tha ai.

Po ashtu, ai foli edhe për privatizimin e hidrocentraleve u bë në vitin 2013, kohë që përkon me humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike. Ai tha se këto hidrocentrale u janë dhënë njerëzve të afërt, dhe biznesmenëve që janë pranë familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Bëhet fjalë për privatizimin e katër hidrocentraleve të parë, që i ka bërë Berisha në fund të mandatit të tij. Në 2013, kur Berisha humbi zgjedhjet, qeveria e tij vendosi  t’i privatizojë, ua fali njerëzve pranë familjes së tij, biznesmenëve të preferuar të tij”, tha ai.

Sipas gazetarit, kryeministri  Edi Rama me të drejtë kërkon nga SPAK që të hetojë këto vepra dhe të faktojë abuzimet. Më tej, Mahmutaj u shpreh se Sali Berisha duhet të ishte me kohë në burg, pasi është personi, i cili ka konsumuar të gjitha veprat e rënda penale.

“Kryeministri Rama me të drejtë kërkon që djersa, gjaku, prona e shqiptarëve nuk mund të përdoren dhe nuk mund të hidhen në këtë formë në xhepat e biznesmenëve të Berishës, Kryeministri me të drejtë kërkon hetimin. SPAK është i kapur nga familja e Berishës. Berishës i janë faktuar vrasje, vjedhje dhe shantazhet.

Ai i ka konsumuar të gjitha veprat e rënda penale. Ai duhet të ishte me kohë në burg, për trafikun ndërkombëtar, për thyerjen embargos me ish-Jugosllavinë. Ushqeu makinerinë e ushtrisë serbe ku shkaktuan luftërat e të gjithë Ballkanit dhe janë ato dhjetëra mijëra viktima në Kosovë. Ai duhet të ishte me kohë dhe me vakt në burg, dhe jo të livadhiste”, theksoi ai.



Skip to toolbar