Hungaria ngre alarmin pas gjetjes së eksplozivit, Orban: Komplot ndaj tubacionit të gazit para …

BOTA


Hungaria ka hyrë në alarm sigurie pasi u zbuluan eksplozivë pranë tubacionit të gazit TurkStream, një zhvillim që vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendimtare në vend.

Kryeministri Viktor Orban thirri menjëherë një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, duke e konsideruar incidentin komplot përpara zgjedhjeve.

Sipas informacioneve zyrtare, dy çanta shpine me eksplozivë dhe detonatorë u zbuluan nga ushtria serbe pranë fshatit Tresnjevac, afër kufirit me Hungarinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi se bëhet fjalë për një eksploziv me fuqi të lartë shkatërruese dhe deklaroi se ka informuar menjëherë qeverinë hungareze për zhvillimin.

Ngjarja ndodh në një moment të ndjeshëm politik, pasi partia në pushtet Fidesz, e udhëhequr nga Orbán, raportohet të jetë në disavantazh në sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve. Kjo ka nxitur reagime të forta nga opozita.

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e akuzoi qeverinë për “nxitje paniku” dhe sugjeroi se incidenti mund të jetë i inskenuar për qëllime elektorale.



Skip to toolbar