Misioni Artemis II po vijon udhëtimin e tij drejt Hënës, në ditën e katërt të saj, këtë herë duke u pozicionuar në anën e errët të Tokës. Momentalisht në Hënë janë zbuluar dy kraterë të rinj që janë emërtuar Integriteti dhe Carroll.
Astrofizikanti Klaudio Peqini tha se qëllimi i Apollo 13 ishte të zbriste në Hënë, ndërsa Artemis II synon të qëndrojë në Hënë, ku mendohet të ndërtohet një bazë hapësinore atje.
“ Është një nga arritjet më të mëdha njerëzore, kemi arritur distancën më të madhe me Hënën. Ende nuk kemi zbritur në Hënë, duhet të presim Artemis 3 që të zbresim në Hënë.
Programi Artemis ka nisur shumë më herët dhe tani po finalizohet. Programi Apollo ishte i konceptuar në kuadrin e Luftës së Ftohtë; ai realizoi qëllimin nëse mund të zbrisnim në Hënë. Artemis ka qëllimin të qëndrojmë në Hënë; në vijim të saj është edhe ndërtimi i një baze hapësinore atje.”
