Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika tha për Real Story se në konfliktin në Lindjen e Mesme, Irani është favorizuar më tepër. Sipas tij, ‘arma bërthamore’ e Iranit ishte ngushtica e Hormuzit e cila ndikoi në tërë botën dhe ishte shah i mirë për iranianët.
“Janë interesat e drejtpërdrejta në rajon që e bëjnë vazhdimin e luftës. Është formacioni ekonomik dhe i tregjeve ndërkombëtare ai që ka sjellë një pengesë në Hormuz. Edhe fati i botës është varur gjithmonë nga të mëdhenjtë, interesat e atij janë shumë të mëdha. Syri dhe vëmendja ishte te armët bërthamore të Iranit, ndërkohë që pak kush tha që Irani e kishte një armë bërthamore gati, atë të ngushticës së Hormuzit, që ndikoi në tërë botën për një presion ndaj sulmuesve. Ishte një shah i mirë që Irani e luajti, ishte përgatitur për këtë.
E gjithë kjo luftë e faktorizoi më shumë Iranin sesa e goditi. E treta, pas gjithë 10 pikave, diçka pas do të duhet të marrë SHBA. Mos të çuditemi të shohim një bord paqeje për atë që do të ishte administrimi i përbashkët i Hormuzit.”
