Partia opozitare hungareze Tisza duket se është në rrugën e duhur për të siguruar shumicën parlamentare në Zgjedhjet që do të mbahen të dielën e 12 prillit.
Këto janë rezultatet që tregojnë 5 sondazhet e kompanise se perpunimit te te dhenave Median të realizuar përgjatë fundit të muajit shkurt dhe fundit të muajit mars. Tisza (Ti-sa) pritet të fitojë nga 138 deri në 142 vende në parlamentin me 199 deputetë. Në të njëjtën kohë, Fidesz partia e Kryeministrit Aktual Viktor Orban parashikohet të sigurojë nga 49 deri në 55 vende, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Mi Hazánk mund të marrë 5 deri në 6 mandate. Një rezultat i tillë do t’i mundësonte Partisë Tisza dhe atij që pritet të jetë kryeminitri i ardhshëm i vendit Peter Magyar (Piter Maxhjar) qe të ndryshojë Kushtetutën dhe ligje të rëndësishme, përfshirë ato që lidhen me zhbllokimin e fondeve evropiane. Kështu thuhet në një projeksion të publikuar nga kompania e sondazheve Median. Për të siguruar shumicën e cilësuar që lejon ndryshime kushtetuese në Hungari nevojiten të paktën 133 vende në parlament.
Kryeministri veteran nacionalist Viktor Orbán dhe partia e tij Fidesz përballen me sfidën më të madhe në 16 vitet e tyre në pushtet. Partia e Orban ka pasur shumicen Parlamentare ne Hungari qe prej vitit 2010 dhe e ka perdorur kete shumice per te miratuar nje kushtetute te re dhe per te ndryshuar nje sere ligjesh te rendesishme, perfshire edhe ligjin zgjedhor.
Kompania Median, e njohur për një histori të fortë parashikimesh të sakta në Hungari, bëri të ditur se pesë sondazhet e saj përfshinin një mostër prej rreth 5,000 votuesish dhe u realizuan përmes tre qendrave të ndryshme telefonike.
Megjithatë, ndonëse shumica e sondazheve tregojnë epërsi të Tisza-s, Partia e Orban Fidesz i referohet sondazheve të tjera që sugjerojnë se partia në pushtet mund të dalë sërish fituese. Zgjedhjet Parlamentiare Hungarise kane sjelle edhe nje angazhim te madh Administrates Amerikane ne fushaten e Orban me Trump i cili ne nje postim te fundit ne Truth Social beri thirrje qe qytetaret Hungarez te votojne per Viktor Orban duke thene se Orban eshte politikani qe do me se shumti Hungarine, ashtu sic Trump do Shtetet e Bashkuara.
