Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Vlorës. Në axhendë, kryeministri ka planifikuar disa inspektime dhe takime me asamblenë e PS në Vlorë.
Pas mbërritjes në qytetin bregdetar, kryeministri e ka nisur me një inspektim në në Lungomaren e Plazhit të Vjetër.
Prej ditësh, kryeministri Edi Rama vijon takimet me qytetarët në bashki të ndryshe të vendit për të diskutuar mbi sfidat, punët dhe arritjet e qeverisë drejt objektivit madhor, integrimin e Shqipërisë në BE, brenda vitit 2030.
