Operacioni ndaj Call Centerave, dalin para gjykatës 5 të arrestuarit! I zhvatën 30 milionë euro qytetarëve austriakë

AKTUALITET


Kanë dalë sot për tu njohur me masën e sigurisë 5 prej të arrestuarve të operacionit ku u goditën disa pika Call Centera që mashtronin qytetarët europiane.

Sipas dosjes hetimore alarmi është ngritur që në vitin 2024 nga autoritetet austriake ku janë mashtruar mijëra qytetarë me një dëm mbi 30 mln euro.

Pjesë nga dosja hetimore:

Autoritetet austriake përmes informacionit të dërguar në datë 25.11.2024 informojnë se përgjegjësit e platformave online ALPHASCRYPTO, CAPITALMARKET24 dhe GOLDCAPITAL24, dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri m ë 30 korrik 2024.

Nëpërmjet mashtrimit autorët kanë përfituar në mënyrë  të padrejte vetě ose për llogari te personave te tjerë, pasi te dëmtuarit për shkak të mashtrimeve dhe prezantimit tě te dhënave tě rreme kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash të cilat në total mendohet se mund të jetë më shumë se 30 milion euro.

Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm. Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i fondeve është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar te pastrimit te parave.



Skip to toolbar