Një 35-vjeçar në Kurbin, është plagosur me armë zjarri këtë të premte, 24 prill, në rrethana ende të paqarta.
Sipas raportimit të gazetarit Martin Marku, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.
Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
