“Njeri i rrallë me shumë vlera”, Leka kujton Servet Pëllumbin: Ishte aset për PS

Më të fundit


Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, vlerësoi figurën e ish-kryeparlamentarit të ndjerë Servet Pëllumbi, duke e cilësuar atë si një nga intelektualët më të rëndësishëm që kontribuoi në transformimin e së majtës shqiptare pas viteve ’90.

Leka u shpreh se Pëllumbi ishte “një intelektual i zoti, një njeri i rrallë dhe një aset për Partinë Socialiste”, ndërsa kujtoi edhe momentet kur Fatos Nanozgjodhi Servet Pëllumbin si një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt në drejtimin e PS-së.

Sipas analistit, ishte pikërisht brezi i intelektualëve të asaj kohe që reformoi në themel ish-Partinë e Punës dhe ndërtoi profilin modern të Partisë Socialiste. Ai ndau edhe një kujtim personal për marrëdhënien me Pëllumbin, duke treguar se takoheshin shpesh pranë banesës së tij.



Skip to toolbar