Sylvinho nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Lajmi tashmë është zyrtar dhe i konfirmuar edhe nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Brazilianit i përfundonte kontrata në muajin korrik, por palët kanë vendosur të mos vazhdojnë më bashkëpunimin.
Në orën 10:00, këtë të martë, në “Shtëpinë e Futbollit” do të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares.
