Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar çështjen e Irena Gjoka gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, duke ngritur shqetësime mbi rolin dhe kompetencat e gjyqtarit të hetimeve paraprake.
Sipas Karamuços, prej vitesh ekziston një debat juridik mbi funksionin e kësaj figure në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se në shumë raste janë ndërmarrë veprime që rëndojnë pozitën e personave nën hetim.
“Kemi një debat juridik gjatë gjithë këtyre viteve, mbi rolin e gjyqtarit të hetimeve paraprake. Është futur aty si pykë. Gjatë gjithë këtyre viteve këta kanë nisur rëndojnë pozitën e të pandehurve, të personave në hetim. Drejtojnë hetime shtesë me ngritje akuze shtesë dhe rëndojnë pozitën. Por mbi çbazë ligjore. Aty janë bërë veprime shteruese nga ana e prokurorëve. Pra fut edhe një 6 muaj të tjerë, kërkon mbi 20 detyra të kryhen nga ana e prokurorëve dhe shumica e tyre janë plotësuar, nuk di pse bëhet kjo. Por në raste analoge është pasur shumë problem, dhe është konsideruar në shkelje të ligjit disa prej kompetencave që ka marrë pa të drejtë në diskrecion të paligjshëm, gjyqtari i hetimeve paraprak”, tha ai.
