Ish-ambasadori Arben Çejku në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News ka vlerësuar pozitivisht figurën e Eric Wendt, duke e cilësuar atë si një diplomat të një niveli të lartë dhe me njohuri të detajuara për Shqipërinë dhe rajonin.
“Ajo që përmendi për Porto Romanon tregonte se ka informacion dhe vuri theksin te zbatimi i ligjit dhe partneriteti afatgjatë”, u shpreh Çejku.
Sipas Çejkut, paraqitja e Wendt gjatë seancës dëgjimore në Senatin amerikan ishte mbresëlënëse, si për mënyrën e artikulimit ashtu edhe për informacionin e detajuar që ai tregoi mbi çështje strategjike, përfshirë Porto Romano.
“Besoj që nuk ka ndonjë pengesë, nuk është dëgjuar ndonjë gjë për kandidatuarën e tij. Shpesh jemi mësuar të shohim diplomat karriere, strukturimi i përgjigjeve dhe paraqitjes ishte mbresëlënës dhe detajet. Ajo që përmendi për Porto Romano dukej që ka informacion vuri thekson te zbatimi i ligjit dhe partneriteti afatgjatë. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të presë Samitin e Sigurisë, dhe një ambasador i këtij niveli do ta lehtësojë. Fakti që është detajist tregon se ka dashur të thotë se ‘vërtet vij nga fusha ushtarake por kam njohje për karakterin e shqiptarëve, që janë të besës”. Dhe ishte interesante që e përfshiu investimin e familjes Trump dhe krijoi hapësirën se do të vijnë investime të tjera. Ndoshta do të ishte shumë më mirë që të ketë edhe investime amerikane. Në tërësi mendoj që është një ambasador dinjitoz që i vjen Shqipërisë. Kishte një seri mesazhesh, edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Me vende si RMV unë nuk besoj që është në interesin e SHBA që Maqedonia e Veriut të përfshihet në një valë destabilizuese”, tha mes të tjerash ish-ambasadori Arben Çejku.
Gjithashtu ai shtoi se emërimi i një ambasadori të këtij niveli mund të ndihmojë edhe në forcimin e marrëdhënieve mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri, sidomos në prag të samitit të sigurisë që Shqipëria pritet të presë vitin e ardhshëm.
Çejku theksoi se Wendt dha sinjale për investime të mundshme amerikane në Shqipëri, duke përmendur edhe investimin e familjes Donald Trump.
