Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i Syriza në Greqi vjen me partinë e re “ELAS”

AKTUALITET


Përballë Kiriakos Mitsotakis në zgjedhjet parlamentare të 2027-tës do të jetë Aleksis Tsipras. Ai rikthehet në jetën politike pas largimit nga Syriza, me një subjekt të ri politik.

Partia e tij, e prezantuar nën sfondin e Akropolit quhet ELAS ose aleanca e majtë greke. Tsipras u largua nga Syriza pas humbjes në zgjedhjet e 2023-shin.

Përpara mbështetësve të tij ai prezantoi programin dhe shtatë angazhimet themelore të partisë së tij të re me në thelb luftën kundër korrupsionit.

Shteti ka rënë në duart e një kaste që e trajton atë si plaçkë”. “Spekulimet, korrupsioni, bashkëpunimi janë rregullat e pasurimit dhe pushtetit në Greqinë e sotme. Drejtësia dhe ndershmëria janë nën persekutim. Dhe demokracia është nën kufizim. Vendit i duhet një vision i ri. Një plan demokratik për shekullin e 21-të”, ka thënë lideri i partisë “Ella”, Alexis Tsipras.

Tsipras premtoi forcimin e demorkacisë në vend, një ekonomi më të fortë dhe një shtet social me akses më të madh në shëndetësi, arsim dhe strehim.

Në politikën e jashtme, ai kërkoi një Greqi me rol më aktiv diplomatik, dhe iniciativa për paqe në rajon.

Rikthimi i Aleksis Tsipras vjen në një moment kur sondazhet e publikuara e rendisnin formacionin e ri politik në vendin e dytë, duke e kthyer atë në protagonist dhe në sfiduesin më serioz të kryeministrit Mitsoaktis, edhe pse një pjesë e grekëve vijojnë ta lidhin figurën e tij me krizën ekonomike të vitit 2015.



Skip to toolbar