PD nis epokën e re me Berishën duke kopjuar PS. Kuvendin Kombëtar të ripërtëritjes së Sali Berishës e hapi Skënderbeu virtual, për tu përballur me ministren e inteligjencës artificiale të qeverisë Rama, Diellën.
Megjithatë, synimin kryesor ky kuvend kombëtar i PD ka mbylljen e kapitullit të rithemelimit dhe çeljen e ripërtëritjes.
Por ripërtëritja e PD mbetet te heqja e vajzës së Azemit dhe zëvendësimi i saj me të vëllain dhe te Sali Lushës me djalin e tij Stresin.
Në Këshillin Kombëtar të PD, risi janë edhe kandidimet e fëmijëve të të ndjerëve Bujar Nishani dhe Sokol Olldashi. Kandidat gjithashtu është tenori Armaldo Kllogjëri, por në ripërtëritjen e PD janë hequr artistët e vjetër, Bujar Kapexhiu, Osman Mula dhe Robert Budina.
