Protesta/ “Përmasat e investimit ka tërhequr reagime”, Minxhozi: Përdorim i shëmtuar politik nga Athina

Më të fundit


Analisti Skëndër Minxhozi ka komentuar debatin e krijuar rreth projektit të investimit në Zvërnec dhe protestave të zhvilluara kundër tij, duke theksuar se çështja përfshin disa faktorë politikë, institucionalë dhe gjeopolitikë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ndërhyrja e shtetit grek pas incidentit të dhunës ishte e drejtpërdrejtë dhe se në këtë rast vihet në diskutim sovraniteti i Shqipërisë.

“Unë këtë ngjarje e shoh si një produkt të disa frymëzimeve dhe të disa shkaqeve. Ndërhyrja e shtetit grek për rastin e dhunimit ishte e drejtpërdrejtë. Ajo që vihet në diskutim është sovraniteti i një shteti tjetër. Është një përdorim i shëmtuar politik që Rama i ka dhënë një përgjigje. Sot ndodhemi në një situatë, kur vitet ’90 që ne na destabilizonin ku sapo vinte një deklaratë nga Athina, mendoj nga ai moment Shqipëria ka kaluar, jemi bërë anëtarë të NATO-s, kemi kaluar nga një përplasje si ajo e Fredi Belerit, ku kemi dalë fitimtarë. Shqetësimi është. E vetmja gjë që do kisha si rezervë, është që ky projekt  nevojshëm për turizmin shqiptar dhe të vihet në pikëpyetje në orët që do pasojnë nga një hetim si po dalin lajmet, nuk do doja që një investim strategjik, të binte nga një mosrakodim institucional e ligjor, ku 4mld euro nuk vijnë sepse ata që kanë paraqitur letrat si pronar të tokës dhe të cilëve investitori u ka blerë tokë, nesër pasnesër mund të ikë në seancën të parë të gjyqit. Mos qoftë ky lloj varianti”, tha ai



Skip to toolbar