Zhdukja Eglant Koçit, Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin. Çfarë tha i dyshuari…

AKTUALITET


Gjykata Penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për pengmarrjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.

Zyferi u arrestua nga Policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit. Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Prokurori i çështjes kërkoi që 25-vjeçari të lihej në qeli për një afat të pacaktuar, deri në kryerjen e plotë të hetimeve dhe deri sa të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët, ndërsa ka dyshime se ai është rrëmbyer, është mbajtur peng dhe është vrarë.

Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore, ka dyshime se 34-vjeçari është vrarë dhe më pas trupi i tij është zhdukur



Skip to toolbar