SPAK dhe Policia e Shtetit, operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

AKTUALITET


SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon sot një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacionit paraprak, personat nën hetim dyshohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

ABC News mëson se nga SPAK janë lëshuar 20 masa sigurie nga GJKKO. Operacioni është ende në zhvillim e sipër.



Skip to toolbar