Spanja ende jo një “furi”/ Kampionët e Europës kualifikohen në Botëror, por me luftë

Më të fundit


Nuk është skuadra që pamë në Gjermani dy vjet më parë.

Spanja është vërtet kampione e Europës në fuqi, por edhe pse u kualifikuan për në raundin e dytë nuk kanë bindur aspak deri tani.

“Furitë e Kuqe” ia dolën 1-0 ndaj Uruguajit, duke mos qenë sërish me të vërtetë të furishëm, ndërsa formacioni I tyre duket larg forcës dhe shkëlqimit të një France apo të ndonjë ekipi tjetër në këtë turne.

Një gabim I portierit legjendar uruguajan, Muslera, bëri që iberikët të kalonin në avantazh në fund të pjesës së parë, me golin e shënuar nga Aleks Baena në 42’.

Gardiani veteran ka bërë nga një gabim kardinal në secilën nga 3 ndeshjet e grupit, por gjithsesi Uruguaji protestoi që Spanja nuk e nxorri topin jashtë gjatë aksionit të rrjetës pas dëmtimit të Manuel Ugartes.

Epërsia territoriale ishte e gjitha në stadiumin e Guadalaharës në Meksikë, në prani të mbi 45 000 shikuesve, edhe pse vetëm një Lamin Jamal, apo ndoshta një Pedri e një Rodri, mund të jenë yje të nivelit të krahasueshëm me një Mbape, Dembele e të tjerë të Francës.

Jo më kot, Spanja ka zbritur në vendin e dytë në renditjen e pretendentëve të këtij Botërori, kaluar pikërisht nga nënkampionët e botës.

Iberikët goditën edhe shtyllën me Ferran Torresin, ndërsa sulmuesi uruguajan, Nunjez, shpërdoroi dy raste.

Përse “Furitë e Kuqe” nuk po shkëlqejnë?

Ndoshta, lojtarët nuk janë në formën e duhur, ndoshta ka ndryshime në krahasim me Europianin 2024 apo ndoshta sepse trajneri De La Fuente nuk dëshiron t’i tregoi të gjitha kartat e tij.

Uruguaj u eliminua, ndërsa Spanja pret ende rivalin e raundit të dytë.



Skip to toolbar