“Zvërneci, sipas standardeve të BE”/ Ministri i Mjedisit pret e sqaron një grup eurodeputetësh

AKTUALITET


Zvërneci do të bëhet sipas standardeve të BE. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj priti në takim eurodeputetë europianë të grupeve majtiste dhe të gjelbrit të cilët i janë bashkuar protestës në bulevard kundër projektit në Zvërnec. Jaupaj thotë se i informoi eurodeputetët e shqetësxuar, se projekti do të  realizohet duke ndjekur ccdo hap të mundshëm të standardeve europiane.

“I informova se çështja e projektit të mundshëm në Zvërnec është ndjekur dhe po ndiqet nga Ministria e Mjedisit me diligjencën më të madhe, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian. Siç është theksuar edhe nga Kryeministri, çdo projekt i mundshëm do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), të gjitha procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi plotësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit dhe të vlerave natyrore si prioritet të panegociueshëm.”

Ai shton se Shqipëria në kuadër të negociatave dhe anëtarësimit në BE, e konsideron prioritet mjedisin dhe ruajtjen e natyrës në kuadër të kapitullit 27.

“Shqipëria është e vendosur të respektojë plotësisht standardet europiane në çdo vendimmarrje që lidhet me mjedisin, duke garantuar se zhvillimi dhe ruajtja e natyrës do të ecin gjithmonë në përputhje me ligjin, shkencën dhe interesin publik.”

Eurodeputët majtistë dhe të gjelbër të cilët kanë mbërritur këto ditë në Tiranë, janë të njëjtët të cilët kanë ngritur shqetësimin në Strasburg, madje propozuan edhe amendament për anulimin e projektit të Zvërnecit nga dhëndri i Presidentit Tramp, Xhared Kushner ne raportin perfundimtar te Parlamentit Euripian per Shqiperine.  Një amendament i cili u rrëzua nga shumica e eurodeputetëve në Strasburg.

Pas kësaj, ata vendosën të vijnë në Tiranë për të protestuar në bulevard, por si në Tiranë dhe në Strasburg serish përfaqësojnë pakicën.



Skip to toolbar