Vrau dhëndrin, rigjykim për vjehrrin/ Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë për Mexhit Picarin

AKTUALITET


Në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm do të rihapet edhe njëherë procesi gjyqësor për Mexhit Picarin, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dhëndrit të tij Kudret Saliaj dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama,.

Gjykata e Lartë pranoi rekursin e këtij të fundit, që për të njëjtën ngjarje të dnëohet për bashkëpunim në vrasje edhe vajza e autorit, Dhurata Saliaj, njëherësh bashkëshortja e Kudrejt Saliaj me të cilin ishte në process divorci.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga kolegji penal Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sokol Binaj, teksa kjo dosje do ti rikthehet edhe njëherë shkallës së dytë të gjyqësorit që të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese.

Apeli e dënoi me burgim te përjetshëm Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen, teksa u rrëzua akuza për bashkëpunim në vrasje.

Vrasja e Kudrejt Saliaj ndodhi në 4 qershor 2021 në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku në atë kohë 53 vjeçari Mexhit Picari ekzekutoi bashkëshortin e vajzës në proces divorci pak minuta para seancës së 5-të gjyqësore mes çiftit.

I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama që ndodhej në të njëjtën tavolinë. Hetimi tregoi se konflikti për kujdestarinë e 3 fëmijëve solli vrasjen ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes.



Skip to toolbar