“Arkivoli në protestë, zgjidhje idiote”, Spaho: Qytetarët s’duan dhunë, ka kosto për vendin!

Më të fundit


Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet protesta, duke paralajmëruar se ajo ose do të vijojë pa arritur të rrëzojë qeverinë, ose mund të degradojë në dhunë.

Sipas Spahos, pas protestës fshihen edhe interesa të ndryshme, ndërsa disa e shohin situatën si një mundësi për destabilizim politik.

Ai kritikoi edhe përdorimin e arkivolit si simbol proteste, duke e cilësuar atë një “zgjidhje idiote” që, sipas tij, nuk shihet në vende të tjera.

“ Ata që fusin duart kanë interesat e tyre. Dikush e sheh si konkurrencë. Dikush e sheh që të destabilizohet politikisht. Pse për NATO-n kaq pak përpjekje u bënë të dëmtohet anëtarësimi i Shqipërisë? Një popull i përgjegjshëm nuk hyn në aventura të tilla. Nuk më intereson pozicioni i njerëzve të tjerë, si ai i Ditmir Bushatit. Unë kam qëndrimin tim. Të më thonë sa të duash se je kthyer në ushtar i Ramës, është një turp për ato që dëgjojmë në protestë. Një shoqëri që nuk pranon dialogun, mendimin ndryshe, botën e sheh bardhë e zi. Këta do na e bëjnë shtetin e ri?

Rreth dy muaj më parë më kanë pyetur për ecurinë e protestës. Protesta do të shpërbëhet ose në rrugë paqësore do të vijojë në këtë mënyrë dhe nuk e rrëzon dot qeverinë, ose do të tentojnë të përdorin dhunë. Ky do të ishte skenari më i keq, sepse qytetarët nuk duan dhunë. Ka kosto për vendin dhe qytetarët. Arkivoli, zgjidhje idiote që nuk e sheh në asnjë vend tjetër. Njerëz me filozofinë e arkivolit, vdekjes dhe vrasjes i kam parë në qeverisjen e Hamasit dhe ajatollahëve. Nëse dëshiron të heqësh qeverinë, krijo një parti politike. Ata që janë në protestë hiqen si ajka e shoqërisë dhe dalin me marrëzi të tilla.” 



Skip to toolbar