Avokati Idajet Beqiri deklaroi në “News Hour” në ABC News se, sipas tij, në vend ekzistojnë grupe që synojnë të nxisin një përplasje civile.
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat, Beqiri pretendoi gjithashtu se protestat nuk organizohen spontanisht, por financohen nga persona të caktuar.
“Aty ka mbetur dora kriminale që me çdo kusht do ta çojë në luftë civile. Sot deputeti Kapri, u ngrit dhe tha se nuk po lejojnë Agron Shehajn të futen në Parlament dhe po na nxisin për luftë civile. Pra këta e dinë që do fillojë një luftë civile.
Por ka edhe bazë dhe e pamë vetë se si nisi protesta. Ne nuk na e mori mendja që ne shqiptarët të ngriheshim vullnetarisht pa na paguar, njeri se ne nuk ngrihemi kurrë pa pagesë. Por po a marrin vesh që baza materiale, qeleshet, flamujt që vijnë natë për natë i paguajnë emisarët e huaj, por u futën në lojë edhe emisarë brenda. Sot pamë kontretizim sinjalesh që janë dhënë për një luftë civile.
E pamë me sulmin që i bënë Rinasit, goditën komisariatin e policisë dhe sot plagosën dhe 6 policë të tjerë. Por duhet të arrestohen ata që po i paguajnë këta kriminelë dhe ata që duan këtë luftë civile”, tha ai.
