Shqipëria miraton për herë të parë Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

AKTUALITET


Shqipëria ka miratuar për herë të parë Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, një iniciativë e bërë me dije nga Kryeministri Rama. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala e vlerëson këtë plan si një hallkë kyçe në luftën kundër kancerit, meqenëse hepatitet virale përbëjnë një nga shkaqet kryesore të cirrozës dhe kancerit të mëlçisë. Objektivi kryesor i kësaj strategjie është parandalimi i infeksioneve të reja, si dhe garantimi i diagnozës dhe trajtimit në kohë. Përmes këtyre masave, synohet ulja e rasteve të sëmundjeve të rënda për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve dhe për të shpëtuar më shumë jetë.

“Për herë të parë, Shqipëria miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thekson se hepatitet virale janë ndër shkaqet kryesore të cirrozës dhe kancerit të mëlçisë. Prandaj, eliminimi i tyre është një hallkë kyçe në luftën kundër kancerit, një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Objektivi ynë është i qartë: të parandalojmë infeksionet e reja, të sigurojmë diagnozën dhe trajtimin në kohë, të ulim rastet e cirrozës dhe kancerit të mëlçisë, duke shpëtuar më shumë jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar kreu i qeverisë, Edi Rama.



Skip to toolbar