Revista prestigjoze amerikane, Forbes rendit Shqipërinë si një nga 24 vendet më të mira për tu pensionuar jashtë vendit.
Artikulli i Forbes i drejtohet kryesisht amerikanëve, sipas së cilës, për shkak të klimës politike dhe ekonomike në SHBA, po shtyhen më shumë të pensionohen jashtë vendit të tyre.
Forbes ka marrë shembullin e çiftit Dorsie dhe Dan Schmitz, të martuar prej 37 vitesh, pensionistë nga Michigan të cilët tentuan të zhvendoseshin në një sërë vendesh në gjithë botën, nga Portugalia, Greqia, Franca apo Tajlanda, por në fund përfunduan në Vlorë në Shqipëri.
Në qytetin bregdetar ku paguajnë 1100 dollarë në muaj për një apartament me tre dhoma gjumi në shëtitoren kryesore Lungomare.
Fza e tyre turistike njëvjeçare u jep atyre shumë kohë për të parë përreth dhe për të vendosur nëse do të aplikojnë për një qëndrim më të gjatë.
Ndaj dhe dhe një nga top vendet e rekomanduara është Shqipëria. Përshkrimi i Forbes për Shqipërinë nis si vendi i fundit komunist që ra në Evropën Lindore, në një anëtare të NATO-s sot.
Njohur si toka e Shqiponjave, me nj klimë mesdhetare, plazhe dhe male piktoreske dhe një kosto jetese sa gjysma e mesatares amerikane.
Niveli i krimit konsiderohet shumë i ulët kurse qeverisja mjaft e qëndrueshme.
Kujdesi shëndetësor është i lirë sipas standardeve amerikane, i përshtatshëm dhe po përmirësohet, por disa pacientë ende preferojnë të përdorin specialistë në Itali ose Londër.
Megjithës sigurimi shëndetësor privat konsiderohet i domosdoshëm. Komunikimi nuk është aspak një problem, pasi anglishtja flitet gjërësisht, vveçanërisht nga të rinjtë shqiptarë.
Taksat në Shqipëri janë të ulëta dhe kredia tatimore e huaj e SHBA-së ndihmon edhe më shumë. Një pensionist amerikan mund të qëndrojë në vend si “turist” për një vit të plotë.
Vizat njëvjeçare lejojnë nomadët dixhitalë të punojnë me “Leje Unike”, një rrugë tjetër për një qëndrim të pacaktuar, janë në dispozicion dhe mund të rinovohen pesë herë. Hapi tjetër është një Vizë Qëndrimi Afatgjatë D, që çon në një vizë pensioni.
Disa prej qyteteve që rekomandon Forbes për daljen në pension në Shqipëri janë kryeqyteti Tirana dhe qytetet bregdetare Durrësi, Saranda e Vlora.
Shqipëria me këtë vlerësim nga Forbes renditet krah Austrisë, Kanadasë, Argjentinës, Greqisë, Qipros e Italisë të njohura prej dekadash për kushtet e favorshme për pensionistët.
