Rama: Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë po ecin me ritme të larta

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku thekson ecurinë e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, duke e cilësuar projektin si një investim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në juglindje të vendit.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se punimet po vijojnë me ritme të larta dhe se ky investim do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe të gjithë rajonit të juglindjes me pjesën tjetër të Shqipërisë më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne.

“Mirëmëngjes dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.



Skip to toolbar