Argjentina i del në krah Infantinos, AFA: Mbështetje e plotë për presidentin e FIFA

Më të fundit


Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka publikuar një deklaratë zyrtare, duke i dhënë mbështetje të plotë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një moment kur ai po përballet me presion të madh nga federatat evropiane.

Në dokumentin e firmosur nga presidenti i AFA-s, Claudio “Chiqui” Tapia, vlerësohet puna e zviceranit në krye të qeverisë botërore të futbollit.

“Mbështetje dhe vlerësim i plotë për gjithçka që Gianni Infantino ka bërë gjatë 10 viteve të fundit si president i FIFA-s”, thuhet në deklaratën zyrtare të Federatës Argjentinase.

Deklarata vjen në një kohë kur FIFA po kalon një nga periudhat më të trazuara të viteve të fundit. UEFA dhe një numër i madh federatash evropiane kanë deklaruar se kanë humbur besimin te Infantino, pas polemikave të fundit mbi mënyrën e drejtimit të FIFA-s dhe një projekti të diskutueshëm për investime private, i cili u tërhoq pas reagimeve të ashpra.

Në Evropë po shtohen gjithashtu zërat që kërkojnë që Infantino të mos rikandidojë për një mandat tjetër në krye të FIFA-s, ndërsa UEFA po shqyrton mundësinë e mbështetjes së një kandidati alternativ për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.



Skip to toolbar