Aksidentohet me biçikletë Kyriakos Mitsotakis

AKTUALITET


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është përfshirë në një aksident me biçikletë ditën e sotme dhe ka përfunduar në spitalin e Hanias për kontrolle mjekësore.

Sipas raportimeve të mediave greke, Mitsotakis po lëvizte me biçikletë kur rrota e përparme rrëshqiti, duke bërë që ai të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej.

Pas incidentit, kryeministri grek u dërgua në spitalin e Hanias, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar nëse kishte pësuar dëmtime më serioze.

Nga kontrollet mjekësore u konstatua se Mitsotakis kishte pësuar një dëmtim në dorë, si dhe disa gërvishtje të lehta si pasojë e rrëzimit.

Për të përjashtuar dëmtime të tjera, mjekët i kryen edhe një grafi.

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe përfundimit të kontrolleve të nevojshme, kryeministri grek u largua nga spitali.



Skip to toolbar