Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

AKTUALITET


Është ndarë nga jeta Agim Bubeqi, një prej futbollistëve të spikatur të Flamurtarit të Vlorës gjatë viteve ’80, periudhë e artë për klubin vlonjat.

Bubeqi është gjetur pa jetë në apartamentin e tij. Dyshohet se ai kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar Policinë.

Agim Bubeqi, i lindur më 7 prill 1963, e zhvilloi të gjithë karrierën e tij profesionale me fanellën e Flamurtarit, ku luajti në rolin e sulmuesit.

Ai ishte pjesë e një prej brezave më të rëndësishëm në historinë e Flamurtarit, skuadër që gjatë viteve ’80 u shndërrua në një prej ekipeve më të forta të futbollit shqiptar dhe la gjurmë edhe në arenën europiane.



Skip to toolbar