Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet për Muzeun Kombëtar të Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje të Shkodrës.

Përmes një postimi, Rama thekson rëndësinë e këtij projekti për të rrëfyer historinë dhe lidhjen e hershme të qytetit me liqenin, lumenjtë dhe traditën e lundrimit.

MIRËMËNGJES dhe me Muzeun Kombëtar të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë që do të rrëfejë historinë dhe lidhjen e hershme të qytetit me liqenin, lumenjtë dhe lundrimin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.



Skip to toolbar