Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me momentin e arrestimit të Ergys Agasit.
Sipas informacioneve, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.
ABC News mëson se gjithashtu është shoqëruar nga policia edhe Uljan Shpataraku.
Agasi është një nga personat kryesorë të hetuar nga SPAK në dosjen për abuzimet e dyshuara me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar atë për disa vepra penale.
Mes akuzave të ngritura ndaj tij janë “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
