Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan

BOTA


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kujton jetët e humbura dhe njerëzit që u shfaqën si heronj në New York, Pennsylvania dhe Virginia.

“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

11 Shtatori shënon përvjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, ku mijëra persona humbën jetën dhe vendi u përball me një prej ngjarjeve më tragjike në historinë e tij moderne.



Skip to toolbar