Presidenti Bajram Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar situatën e fundit të SHISH, pas vendosjes në masë “arresti në shtëpi”, të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni. Shërbimi Informativ Shtetëror aktualisht drejtohet nga Elvis Lila, Drejtor i Departamentit Operativ në institucion.
Ne kete takim do te jete kryeministei Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe një pjesë e ministrave, nga ai i Mbrojtes, Ermal Nufi, i Brendshmi, Ervin Demo, i Financave, Petrit Malaj, i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha dhe Enea Karakçi i Energjisë dhe Infrastrukturës.
Nga Kuvendi eshte pjesemarresh dhe kryetari i Komisionit te Mbrojtjes, Bledi Cuci. Ligji percakon dhe pjesemarrjen e Shtefit te Shtabit te Forcave te Armatosura dhe kreun e Policise se Shtetit, Sëënder Hita.
Mbledhja është planifikuar të nis herët në mengjes, në oren 8:30. Pritet te shihet nese te henen do vendoset dhe pasuesi i Vlora Hysenit, sic kryeministri Rama ka parlajmeruar se do te propozoje dhe konsultojë me Presidentin dhe do të vendos për emrin e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.


