Rama zhgënjen kritikët/ Kreu i ekzekutivit nxjerr foton me Presidentin e SHBA, Donald Trump

Më të fundit


Akuzave për izolim nga SHBA, Edi Rama i përgjigjet me fakte. Kreu i ekzekutivit ka postuar një foto të bërë gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së, me Presidentin Donald Trump. Ai nuk i ka kursyer ironitë, duke i ftuar baltosësit e tij ta kontrollojnë se mos është bërë me inteligjencë artificiale. Kjo është hera e dytë brenda vitit që Rama takon Donald Trump, pas atij takimi në Uashington në Bordin e Paqes.

Në formë surprize, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pas vizitës në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme në OKB, foton e takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Fotoja është realizuar javën e kaluar gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së, kur opozita në Shqipëri, bashkë me flamingon në bulevard, akuzuan Edi Ramën se është izoluar dhe injoruar në SHBA nga gjithë liderët botërorë, me në krye Trump.

Megjithatë, shoqëruar fjalimit të Ramës për Inteligjencën Artificiale në OKB, publikimi i fotos me Trump shoqërohet me një koment ironik.

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA.
Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se do dalë që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit.”

Dhe kjo është hera e dytë brenda vitit që Rama takon Donald Trump, herën e parë në Bordin e Paqes, herën e dytë në OKB, herën e parë në Uashington, herën e dytë në Nju Jork.

Dhe kjo shkon në 2-0 përballë Sali Berishës, që gjatë këtij viti arriti të marrë një vizë për SHBA, oqeanin e kaloi, por sërish duket një oqean larg Donald Trumpit.

Sa për flamingot, përgjigjen për Zvërnecin, ua dha ambasadori i nominuar nga Trump në Shqipëri, Eric Wendt, në zyrën e Ramës me dritare nga bulevardi



Skip to toolbar