Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

AKTUALITET


Këngëtari i njohur fierak Erind Xhaferi është prangosur me urgjencë nga efektivët e Policisë së Fierit.

Arrestimi i tij në flagrancë erdhi pas një informacioni operativ dhe denoncimit të menjëhershëm të bërë nga vetë vajzat e mitura.

Sipas burimeve zyrtare, i riu akuzohet për përndjekje sistematike të të miturave dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Telefonata e vajzave në sallën operative vuri në lëvizje strukturat e policisë, të cilat organizuan menjëherë ndërhyrjen në terren.

Efektivët bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e këngëtarit në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Ndaj Xhaferit është ngritur akuza sipas nenit 108 të Kodit Penal për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij skandali.



Skip to toolbar