Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se është esenciale që një vend si Shqipëria të konsolidojë balanca me vendet Perëndimore.
“Është esenciale për ne të mbajmë ura komunikimi dhe që një shtet si Shqipëria të konsolidojë aleanca”, u shpreh ai.
Më tej ai u ndal edhe te vizita e Von der Leyen në Shqipëri duke thënë se la një përshtypje shumë pozitive dhe mbështetje për Shqipërinë nga Perëndimi.
“Dhe zhvillimet e fundit që anë kërkuar një rol të Shqipëri, mjafton të kujtojmë ardhjen e Ursula von der Leyen atë që ajo tha në shifra dhe masa konkrete është një përshtypje pozitiv e Perëndimit që na sheh jo vetëm si një faktor pozitiv por edhe si një faktor që ka se çfarë t’i japë familjes së madhe europiane politika jonë e jashtme është suksesi më i madh i qeverisë sonë aktuale dhe këtë e them pa drojë”, tha ai.
Gjatë intervistës, analisti Minxhozi komentoi edhe ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës penale, duke thënë se ato modifikime duhet të nisen nga liria dhe jo nga marrja e lirisë.
“Ndryshimet janë të vonuara, kjo është një temë e nxehtë. Kam menduar gjithmonë se pas fillimit të punës së GJKKO dhe SPAK është një fenomen për respektimin e të drejtave dhe një drejtësi që jep drejtësi dhe nuk jep vetëm ndëshkim. Ndryshimet duhet të nisin nga liria dhe jo nga marrja e lirisë. Dhe nuk ka gjë më të drejtë që një gjyqtar të vendosë duke i dhënë të drejtën edhe palës tjetër të ketë zërin e saj. Këto ndryshime të propozuara nga qeveria anatemohen se nga njëra anë prokurorët nuk duan të prishin qetësinë dhe rehatinë e vet. Në anën tjetër kemi një palë tjetër që reagon dhe këtu kemi të bëjmë me një reagim politik sepse opozita e di që këto ndryshime kanë pasur mbështetje zyrtare të vendeve si Itali dhe Francë, por kanë pasur edhe ekspertë të huaj, por edhe të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Këshillit të Europës”, tha ndër të tjera ai.


