Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA në Kryeministri

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama priti të hënën një përfaqësi e kongresit te Shba, që ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Takimi u mbajt në Kopshtin e Kryeministrise. Grupi kongremsenëve u shpqërua nga ambasadori I ri amerikan në Tiranë, që mori detyrën një javë më parë, Eric Ëendt.

Ky është takimi i dytë i ambasadorit me kryeministrin, pas takimit të mirëseardhjes të mërkurën e javës së shkuar.

Nga pamjet takimi duket miqësor me diplomatinë dhe përfaqësinë e Kongresit të SHBA-ve.

Ambasadori vet ndërkohë ka treguar fokusin e punës së tij në Tiranë, pas takimeve të para që ka zhvilluar ditët e fundit me zyrtarët më të lartë në shqipëri apo dhe drejtuesit e insitucioneve të drejtësisë.

Në këto takimet, sipas vetë mesazheve zyrtare të ambasadës është diskutuar për thellimin e partneritetit mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.



Skip to toolbar