Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së premtes në by-passin e Lushnjes ku një automjet tip benz ka përplasur nga pjesa e pasme një kamion dhe si pasojë drejtuesi i benzit është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 pas mesnate, ndërsa makina tip benz e cila drejtohej nga shtetasi Dorian Lika 34 vjeç. Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa ka bërë që kamioni i ngarkuar me bimë medicinale të përmbyset sëbashku me makinën.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34 vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Ndërkaq dyshohet se drejtuesi i mjetit benz ka qenë me shpejtesi dhe nuk e ka parë kamionin duke e goditur me shpejtësi të lartë.