Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

#NËRADAR


Të martën Shqipëria shënon një tjetër hap para drejt Bashkimit Europian, me kapitullin e 4-të që do të mbyllet. Pas kapitujve për shkencat dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, marrëdhëniet me jashtë, nesër mbllyet kapitulli 20, që  lidhet me Ndërmarrjet dhe Politikën Industriale.  Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos njoftoi se ditët në vijim janë parashikuar katër konferenca ndërqeveritare, me Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

“Pas vendimit të djeshëm të shteteve anëtare, tashmë kemi perspektivën e mbajtjes së katër konferencave ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara. Vendet që kryesojnë këtë proces po përmbushin detyrimet e tyre dhe ne po bëjmë pjesën tone”, u shpreh Kos.

Fokusi në strategjinë e re të zgjerimit të BE-së është vendosur tek kontributi për sigurinë.

 “Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të pranojmë shtete të reja anëtare që nuk do të kontribuojnë në forcimin e sigurisë sonë. Vetëm ato vende kandidate që janë të përafruara strategjikisht me ne do të mund të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, shtoi ajo.

Konferenca e radhës ndërqeveritare mes shqipërisë dhe be do të mbahet në Luksemburg, ndërsa në proces janë dhe 29 të tjerë për t’u mbyllur, sipas objektivit të qeverisë deri në fundin e 2027.



Skip to toolbar