Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

AKTUALITET


Disa studentë janë mbledhur edhe ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, pas episodeve të dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, një pjesë e bizneseve kanë mbyllur dyert për të shmangur dëme të tjera.

Në Rrugën e Durrësit, aktiviteti tregtar është paralizuar, duke ndikuar drejtpërdrejt te bizneset e zonës.

Pritet të shihet nëse grumbullimi i studentëve do të vijojë gjatë ditës dhe nëse situata do të mbetet e qetë.



Skip to toolbar