SHBA dënon ashpër protestën e dhunshme/ Reagimi i fortë i ambasadës në Tiranë

#NËRADAR


SHBA dënon ashpër dhunën gjatë protestës në Tiranë, duke bërë apel që protestuesit të distancohen nga aktet e dhunshme.

Dhuna e protestuesve la pas dëme të shumta materiale në bizneset dhe institucionet përgjatë bulevardit qendror të Tiranës.

Gjatë ditëve të fundit, disa ambiente janë dëmtuar, ndërsa pasojat e akteve të dhunshme kanë prekur aktivitetin e bizneseve dhe funksionimin e institucioneve në kryeqytet.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar”, thuhet në reagim.



Skip to toolbar