Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon funksionimin normal, ndërsa të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse kryhen sipas orarit të paracaktuar.
Kështu bëri të ditur sot administrata e aeroportit, në reagim ndaj informacioneve të rreme të shpërndara në rrjetet sociale.
Në një njoftim publik, administrata sqaron se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve dhe se aeroporti vijon të operojë me kapacitet të plotë, duke garantuar shërbimin për pasagjerët.
Gjithashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që për informacionet mbi oraret e fluturimeve, mbarëvajtjen e tyre dhe funksionimin e aeroportit t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit.


